Grubi në SEFF: Kemi kaluar plot sfida, bashkë me miqtë ndërkombëtar synojmë të arrijmë synimin e rradhës

by admin
Spread the love

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot nën organizimin e Ministrisë së Financave ishte folës kryesor në “Skopje Economic and Finance Forum SEFF ‘23” në Panelin e III-të “Integrimi europian dhe prosperiteti ekonomik “Europa – Po, Europa Tash”, në temën “Gjeopolitika, Krijimi i Politikave dhe Financat”.

“Kënaqesi që ju shoh të gjithëvë sot këtu. Jemi drejt një rruge që duhet të integrohet vendi ynë në Bashkimin Europian, ndaj për këtë kemi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve mike, misionarëve të huaj në vendin tonë, por edhe vetë BE-në që vazhdimisht po na inkurajojnë që të jemi pjesë e Unionit Europian”, theksoi Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, z. Grubi.

Sipas tij, po punohet që të afrohet Europa tek qytetarët si dhe të vendosen standarde dhe mirëqenie për qytetarët.

“Vendi jonë nënshkroi një marrëveshje kryesore atë të vitit 2001 që e ka kaluar me sukses, me ç’rast me ndihmën e miqve ndërkombëtarë u arrit një marrëveshje paqeje. Ky ishte hapi i aprë, ndërsa i dyti anëtarësimi në NATO që poashtu u arrit duke na fuqizuar dhe inkurajuar miqtë tanë europian dhe pro-perendimorë. Tani siç jemi anëtarë në NATO, shohim se jemi një shtet stabil, i sigurtë dhe vend i paqes, ndaj tani e kemi sfidën e tretë, hapi i tretë është anëtarësimi i vendit në BE. Gjykuar nga e kaluara kur kemi sjellë vendime madhore, ka pasur edhe rezistëncë nga disa parti politike, për këtë shkak pozita ime dhe e BDI-së, jemi të përkushtuar të arrijmë procesin final dhe të arrijmë synimin për shtetin dhe vendin. Të afrojmë Europën tek qytetarët tanë dhe të ndalojmë largimin e njerëzve nga vendi, të krijojmë edhe këtu standarde dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, vlerësoi për fund Grubi.

MARKETING




You may also like