Grubi: Asnjëherë s’kemi qenë më të fuqishëm në Qeveri! Janë ndarë 800 milion euro për Korridorin 8 (Video)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Nga gjithsej 800 milionë euro sa janë ndarë për investime kapitale me buxhetin e vitit 2023, 300 milionë euro, siç njoftoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi janë ndarë vetëm për Korridorin e 8.

Grubi nga Vrapçishti tha se kjo dëshmon se BDI asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme në Qeveri.

“Për Korridorin 8 kemi ndarë 300 milionë euro. Vetëm për këtë projekt 250 mijë nga ky vit, 50 nga viti i kaluar. Nga të gjitha projektet kapitale, të cilat në buxhetin e sivjetmë janë 800 milionë euro, 300 milionë shkojnë vetëm për këtë projekt. I bie më shumë se 1/3. E mandej po flasim për hisen, për përqindjen e buxhetit. Por kur ka ndodhur kjo? Pa më thoni a ka pasur ndonjë vit tjetër një rast të tillë. Ja ju e flisni në çajtore, në shtëpi, a kemi qenë ndonjëherë më të fuqishëm në qeveri? Asnjëherë!”, tha Grubi.







Artikulli paraprakTaravari pret në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së, Kilian Wahl
Artikulli tjetërAhmeti: Vetingu të përfshijë edhe personat që shpifin




You may also like