Gruaja më e mrekullueshme që njoh, gëzuar!

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca feston ditën e sotme ditëlindjen. Ndoshta nuk do ta besoni, por Marina mbush plot 33 vjeçe. E sigurisht, urimet kanë qenë të shumta nga miqtë dhe të afërmit këtë të mërkurë

Por, urimin më të veçantë, Marija e ka marrë nga partneri i saj, reperi i njohur Getoar Selimi. Pērmes një postimi në rrjete sociale, ku Marina shihet me të bijën, Marget, ai i uron bashkëshortes së tij ditëlindjen.

‘Që në takimin tonë të parë, e dija se do ta kaloja pjesën tjetër të jetës me ty. Më vjen mirë që kisha të drejtë. Gëzuar ditëlindjen gruas më të mrekullueshme që njoh’- shkruan Geti krahas fotos së publikuar në Instagram.

Kujtojmë që dyshja e njohur janë prindër të një vajze, Marget, ndërsa kanë shprehur dëshirën që të kenë shumë fëmijë.

You may also like