Gruaja i prishi transferimin te Manchester United: Fjalë të ashpra të ish-kampionit botëror dhe evropian

by admin
Spread the love

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Chelseat, Emmanuel Petit, pranoi se dy herë e refuzoi mundësinë për t’u bashkuar me Manchester United dhe se ende i vjen keq që nuk pranoi ftesën e Alex Fergusonit.

Petit ishte kampion i botës dhe Evropës me Francën dhe në vitin 2001, pasi u kthye nga Barcelona në Premierligë, pati një ftesë për t’u transferuar nga Old Trafford.

“Shumë skuadra ishin gati të më kthenin në Angli në vitin 2001. Unë u kontaktova nga Arsenali dhe Manchester United”, tha Petit për “ForForTwo”, përcjell lajmi.net.

“Duhet të kisha shkuar në Manchester United. Sir Alex Ferguson më thirri dy herë”.

Patit e kishte dëgjuar ish- gruan e tij Agathe De la për të mos shkuar në United.

Ai me ish-gruan e tij me të cilën u divorcua një vit më vonë.

“Oferta ishte joshëse, por përsëri e dëgjova gruan time. Ajo donte që ne të ktheheshim në Londër, ajo nuk donte të jetonte në Mançester dhe brenda një viti bëra të njëjtin gabim”, zbuloi ai.

Gjatë kohës së tij në Chelsea, Petit nuk fitoi asnjë trofe.

Me Arsenalin fitoi dy herë Premierligë dhe FA Cup. /Lajmi.net/

You may also like