Gruaja detyrohet të çmontojë shtëpizën e drurit pasi ‘u spiunua’ nga fqinja (fotot)

by admin
Spread the love

Një gjyshe e moshuar në Britani thotë se po detyrohet të çmontojë një shtëpi të vogël druri që ngriti për bijën e saj pasi fqinja e saj e raportohet se autoritete bashkiake.

62 vjeçarja Linda Hazelgrove, është urdhëruar të heqë ndërtimin ‘pa leje’ në kopshtin e saj në Sussex ne jug te Britanise, pasi pagoi mijëra paundë avokatin për të ruajtur ndërtesën e përkohshme që ngriti në vitin 2017.

Linda tha për të përditshmen vendase The Sun: “Ne mendonim se kjo përmbushte rregullat e një ‘shtëpie të lëvizshme’, por gjykata vendosi kundër”.

“Është shumë e rëndë. Kam qenë e stresuar sepse një nga fqinjet më denoncoi te zyra bashkiake”.

Tani gruaja duhet të zhvendosë shtëpinë e vendosur në kopshtin e saj pasi u shpall fajtore për shkelje të rregullave të territorit.

Ajo shton se kjo do të lërë bijën e saj 35 vjeçare dhe vajzën e saj tetë-vjeçare pa një vend për të jetuar.

Në vitin 2018 zyrtarët urdhëruan heqjen e shtëpizës dhe apeli i gruas u refuzua nga gjykata e Hastings.

Linda thote më tej: “Tani më thonë se kam dhe një shkelje kriminale prej shtëpizës së drurit në kopshtin tim”.

“E gjithë situata është qesharake. Sikur të mos kishte gjëra të tjera me çfarë të fokusoheshin zyrtarët e bashkisë”.

Struktura e saj e drurit ka dy dhoma të vogla gjumi, dhomë ndenieje, tualet dhe një dush të vogël.

Ajo thotë se nëse çmontohet mund të ndahet në dy pjesë për të mos shkelur rregullat, por inspektori qeveritar vendosi se struktura është e madhe dhe ‘ndertesë e përhershme’.

Linda u gjobit 1,000 paundë për shkeljen me një shtesë £100 nga gjykata e Brighton.

Ajo pranon se do të kishte qenë më mirë një rulotë statike dhe ankohet se e bija punon si mësuese part-time dhe nuk mund të paguajë qera, ndërsa ajo e ndihmon dhe me kujdesjet për bijën e vogël.

Linda shton se fillimisht kishte një marrëdhënie të mirë dhe me fqinjen problematike, por kjo ndryshoi kur shtoi në kopësht strukturën e drurit.

“Ajo më pyeti çfarë po ndërtonim dhe se përse nuk i kishin treguar më herët. Por ne erdhëm këtu pasi vdiq nëna ime dhe kur babai po tregonte shenjat e sëmundjes mendore, prandaj nuk i tregova që në fillim”, thotë gruaja.

Fqinja e Linda-s është larguar nga shtëpia dhe nuk  pranoi të komentonte mbi çështjen kur u pyet, sipas rrjetit The Sun.


Top Channel

You may also like