Grilish i thur elozhe Guardiolës: Trajneri më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, është i jashtëzakonshëm

by admin
Spread the love

Mesfushori i Mançester Sitit, Xhek Grilish ka folur edhe njëherë për marrëdhënien e tij me trajnerin Pep Guardiolën.

“Ndonjëherë këtë sezon kam luftuar pak me veten dhe ai ishte pranë meje gjatë gjithë kohës. Unë i detyrohem shumë atij. Ai është një person fantastik dhe trajneri më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë. Ishte një sezon i vështirë për mua personalisht, pas niveleve të larta që arrita vitin e kaluar. Kam biseduar shumë me trajnerin dhe ai ishte i jashtëzakonshëm me mua. I detyrohem shumë dhe tani dua ta shpërblej me paraqitjet e mia dhe me ekipin”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

You may also like