Grida Duma befason me atë të thotë për kryeministrin Rama: Kush i bën të fortin Europës nuk e ka mirë

by admin
Spread the love

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, bën përgjegjës kryeministrin Rama për krizën që pritet të përfshijë vendin tonë.

E ftuar në emisionin ‘Breaking’, Duma komentoi fjalinë e Ramës që “të rrisësh pagat e pensionet bën që shqiptarët të mbesin pa bukë” duke e quajtur koncept partie pune. Duma gjithashtu shtoi se Rama i shet dështimet si suksese dhe hiqet vetë si shpëtimtari.

“Është koncept partie pune të thuash të rrisim pagat dhe pensionet do mbesim pa bukë. Sa është tregu i zi në Shqipëri? Sa është tregu i punës që nuk paguan sigurime fare? Kërko përgjegjësinë te vetja, s’mund të dalësh si shpëtimtar kur je shkaktar. Shqipëria është pre e burimeve hidrike, flet për Skavicën si sukses, e cila tani nis me një projekt amerikan.

Por po ta kishte nisur që në 2016, do kishim pasur më shumë fitime. E gjithmonë jemi vonë historikisht, se dikush pengon me qëllim. Ky popull meriton jo qeverisjen që ka, se e ka treguar duke ikur, 11.500 fëmijë mungojnë sivjet. Është vendi që do përjetojë plakjen më të madhe në rajon

Prandaj PD kërkon dhe do vazhdojë të çojë dosjet në SPAK për aferat korruptive për t’i dhënë fund kësaj katastrofe,” tha Duma.

A jemi hapa pas nga Open Balkan që Rama e Vuçiç dëshironin?

“Nëse këta mendojnë që do bëjnë të fortin para Europës, është dëm i madh. Me këta nis historia, e më këta përfundon. Shqipëria ka vuajtur nga liderët që delirin e vet e çojnë mbi vendin. Open Balkan nuk duhet të ekzistojë, se nuk është Open, por është Ballkan i Mbyllur, se për ata që nuk e dinë, janë vetëm 2 vende aty. Ti i jep të drejtën Vucic-it të përqeshë historinë e Kosovës”, tha Duma.

You may also like