Gresa Behluli bëhet nënë e një djali

by admin
Spread the love

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, këngëtarja e njohur, Gresa Behluli bëhet nënë për herë të parë.

Vajza e këngëtares së njohur popullore, Shkurte Fejza ka lindur një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Dielli, shkruan “Kosovarja’.

Lajmin e bëri të ditur babai i saj, Hajrush Behluli, i cili ka postur një imazh të së bijës ku ka shkruar një dedikim të veçantë për sjelljen në jetë të nipit.

“Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona. Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Po ashtu edhe Arbëri u bë Dajë dhe Besiana e Agnesa Teze. Pra Dielli djali Gresës na e ndërroj statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat. Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët e Botës që i sjellin gëzime njerëzimit”, ka shkruar babai i artistes.

Qoft me shëndet!


You may also like