GREQI – SYRIZA-PS: Mbështesim anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

by admin
Spread the love

TIRANE, 14 dhjetor /ATSH/ Në një komunikatë për shtyp, SYRIZA-PS e Greqisë ka deklaruar se mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e kritereve të vendosura nga BE.

Më poshtë vijon njoftimi i Zyrës së Shtypit të SYRIZA-Aleancës Progresive për Këshillin Evropian:

“SYRIZA-PS mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e kritereve të vendosura nga BE-ja.

Fatkeqësisht, në vend të një strategjie të strukturuar në Ballkan, Greqia promovon politikën e Mitsotakis, e cila i jep përparësi interesave të tij mikropolitike dhe balancave të brendshme partiake dhe jo interesave dhe rolit të Greqisë në rajon.

Mitsotakis nga njëra anë i bën thirrje BE-së të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor në më pak se dhjetë vjet, nga ana tjetër lufton ashpër Marrëveshjen e Prespës.

Nga njëra anë bën festa të pakushtëzuara parazgjedhore të mbështetjes për kryeministrin shqiptar para pakicës para zgjedhjeve vetëqeverisëse shqiptare, nga ana tjetër tenton të përdorë çështjen serioze të shtetit ligjor që u krijua në zgjedhjet komunale me arrestimin e Belerit, për të forcuar imazhin e tij.

Në të njëjtën kohë, SYRIZA-PS mbështet (siç thekson në Programin e saj) fillimin e negociatave për anëtarësim në BE me Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa është pro dhënies së statusit të vendit kandidat për Gjeorgjinë.

SYRIZA-PS mbështet perspektivën evropiane të këtyre vendeve, gjithmonë mbi bazën e kritereve përkatëse evropiane, veçanërisht për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Gjithashtu, thekson se perspektiva e tyre evropiane kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit, në ndryshim nga anëtarësimi i tyre në NATO.

Së fundi, SYRIZA-PS mbështet përpjekjet për rritjen e fondeve në fushën e emigracionit dhe mbrojtjes civile, mbështet formimin e një instrumenti të ri financiar për trajtimin e fatkeqësive natyrore, si dhe përjashtimin e fondeve për rivendosjen e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe kompensimin e të prekurve, nga kufizimet e Paktit të Stabilitetit”, thuhet në deklaratë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like