Greenwood mahnit Spanjën, “ylli” anglez kërkohet nga një tjetër “gjigant” i La Liga

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pavarëishts e qëndroi për plot 1 vite e gjysmë jashtë fushave të blerta, për shkak të akuza për dhunë nga e dashuar e tij, “fantazisti’ anglez, Mason Greenwood është kthyer të luajë futboll dhe duket se ka rigjetur shumë shpejt formën e tij, duke shkëlqyer te skuadra e Getafe, në La Liga, aty ku është i huazuar që prej fillimit të këtij sezoni.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, të tilla performanca kanë mahintur jo pak klube të mëdha, ku më të interesuarit deri pak ditë më parë ishin “Katalanasit” e Barcelona dhe “Galaktikët” e Real Madrid, mirëpo tashmë pëlqim për 22-vjeçarin anglez kanë shfaqur edhe “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, të cilët kanë nevojë për një tjetë “yll” në sulmin e tyre.

Megjithatë deri më tani nuk raportohet të ketë kontaktet, mes “Bardhekuqve” të Madridit e “Djajve të Kuq”, të Manchester United, me spanjollët që pritet të fillojnë në merkaton e verës bisedimet e para, për autorin e 7 golave e 4 asistimeve, në 22 përballjet e zhvilluara, mes kampionëtit spanjoll të futbollit, si dhe Kupës së Mbretit. /i.m /abcnews.al

You may also like