Granit Xhaka me urim special për Pavarësinë e Shqipërisë

by admin
Spread the love

Kapiteni shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka e ka uruar Pavarësinë e Shqipërisë.

Xhaka e shfaqi një fotografi të tij në fanellën e ekipit aktual, Bayer Leverkuseni, me ngjyra kuq e zi, teksa ka shkruar: “Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë Shqipëri”, duke ia përcjellë formimin e shqiponjës dykrenore me duar.

Ndonëse e përfaqësojnë Zvicrën si Xhaka ashtu edhe Shaqiri nuk e kanë fshehur asnjëherë faktin se me rrënjë janë shqiptarë, duke e formuar madje edhe shqiponjën dykrenore me duar kohë pas kohe dhe atë në ndeshje mjaft të mëdha dhe domethënëse.

Xhaka luan në Bundesligën e Gjermanisë me skuadrën Bayer Leverkuzen. /Lajmi.net/

 

 

You may also like