Granit Xhaka e uron vajzën e tij për ditëlindje me fjalë emocionuese

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dita e sotme është e veçantë për futbollistin shqiptar Granit Xhakën dhe familjen e tij.

Vajza e tij Ayana feston ditëlindjen dhe mbush dy vjet.

Mesfushori i Arsenalit ka ndarë një fotografi me vajzën e tij në rrjetet sociale.

Xhaka i ka bërë edhe një dedikim emocionues, duke i treguar se do të jetë krah saj përgjithmonë.

“Urime ditëlindjen engjëlli im i bukur. Nuk mund të besoj se je bërë dy vjeçe tani. Jam shumë i bekuar që kam vajzën më të mirë së bashku me motrën tënde që një baba mund të kërkojë. Do të jem përkrah teje përgjithmonë, të dua”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Granit Xhaka është duke u rikuperuar nga një lëndim i rëndë në ligamente.

29-vjeçari u lëndua në takimin e Arsenalit kundër Tottenham Hotspurit dhe pritet të mungojë me muaj.

You may also like