Gostivari fitore të rëndësishme kundër Makedonija Gj.P – Shqip

by admin
Spread the love

Në ndeshjen e pare të  javës së 18-të të sezonit vjeshtor  klubi I futbiollit Gostivari shënoi fitore 1-0 kundër Makedonija Gj.P që ka  vlerë  shumë të madhe, pasi është ndeshja e shtatë me radhë që nuk kanë pësuar humbje. Golin e vetëm  kundër Makedonija Gj.P, e shënoi futbollisti Kehinde nga pika e bardhë në minutën e  88-të.

Skuadra vendase gjatë 90 minutave lojë ishte dominonte krijoi  disa raste por fal portierit mysafir Stefkovskit nuk u konkretizua asnjë rast.

 “Si do që të jetë edhe pse e dominuan gjithë ndeshjen në fund duhet të jemi të kënaqur me fitoren minimale dhe tre pikët e fituar pasi mbetemi në pjesën e epërme të tabelës që është garant që pjesë pranverore të luftojmë për ndonjë pozitë edhe më lartë. Personalisht jam i kënaqur me këtë që kemi treguar ne  sezonin vjeshtor kur dihet se jemi kthyer nga Liga e dytë” deklaroi futbollisti Xhelil Abdullai menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

 Pas kësaj ndeshje  Gostivari  do të shkojmë pushim të merituar deri në festat  e fundvit, ndërsa  më pas  do të fillon përgatitjet  pë sezonin pranveror që është caktuar të fillon më 18 shkurt me ndeshjet e javës së 19-të, ndërsa Gostivari është nikoqire e  Vardarit. /KlanMacedonia/

Pesë takimet tjera  zhvillohen të dielën me fillim në ora 13:00

AP Brera – FC Shkupi,

Shkëndija – Sileksi,

Struga Trim Lum – Bregallnica,

Vardari – Tikveshi,

Voska Sport – Rabotniçki/KlanMacedonia

You may also like