Gosens: Me paratë e Newcastle mbaja disa breza, por Interi nuk refuzohet

by admin
Spread the love

“Newcastle? U mendova njëherë, por nuk e kam marrë kurrë në konsideratë një transferim në Angli”, ka thënë blerja më e fundit e Interit, Robin Gosens për “Kicker”.

“Është njerëzore që të mendohesh. Të fitosh shumë me tepër se ç’fiton duke bërë të njëjtën punë, në një tjetër vend. Më thoni, nëse është dikush që do thoshte direkt: jo faleminderit.

Nuk bëhet fjalë vetëm për mua, por mund të kisha mbajtur disa bresa të familjes sime me ato para.

Atalanta më bleu për 1 milion dhe më shiti për një vlerë të konsiderueshme: ishte një situatë ku të dyja palët fituan.

Ndërkohë erdhi transferimi tek Interi, që mendoj se është diçka shumë e bukur. Akoma nuk arrij ta besoj, që kjo është e vërtetë”, ka thënë gjermani. / Oversport.tv

You may also like