Gosens: Krenari të jem tek Interi, dua të vazhdoj traditën e gjermanëve këtu

by admin
Spread the love

Robin Gosens ka nënshkruar me Interin dhe është zyrtarizuar, ndërkohë që ka thënë më pas edhe flaët e para si lojtarë i kampionëve në fuqi të Italisë.  “Është krenari për mua, pasi kam ardhur në një nga skuadrat më të mëdha në Europë. Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të nis aventurën time me Interin.

Kam folur me trajnerin Inzaghi dhe më tha se çfarë pret nga unë. Unë i tregova pak idetë e mira. Ekziston një dëshirë e madhe për të punuar së bashku. Mezi pres të jem në fushë me ekipin”, tha fillimisht futbollisti i kombëtares gjermane, që Interi e bleu nga Atalanta.

“Bastoni? Flasim thuajse çdo ditë. Ai më ka thënë edhe 2 ose 3 vite më parë se çfarë klubi i madh është Inter dhe se është krenari të luash me të. Nuk ishte një zgjedhje e vështirë për mua. Nuk më është dashur të bind veten, pasi e di edhe vetë se është klub i madh. Ai më tregoi historinë e ekipit, si punohet dhe jam i lumtur që kam folur më parë me të”.

“Gjermanët tek Interi? Edhe kjo është krenari e madhe. Këtu ka pasur kampionë të mëdhenj gjermanë që kanë shkruar historinë me këtë klub. Shpresoj të vazhdoj ta shkruaj edhe unë historinë. Është një nga ambiciet që kam. Erdha me dëshirë të madhe për ta vazhduar këtë traditë të lojtarëve gjermanë dhe po pres me padurim”.

“Golat e shumtë? Shpresoj që të vazhdoj të shënoj. Sigurisht është një tipar i mirë i imi. Uroj të shënoj shumë gola në ‘San Siro’, pasi është një emocion i jashtëzakonshëm. Shpresoj të ndihmoj skuadrën me shumë gola dhe të vazhdojë me rezultatet pozitive.

“Mesazh për tifozët? Përshëndetje tifozë zikaltër. Jam vërtetë krenar dhe shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres t’ju shoh të gjithëve në ‘San Siro’ dhe të jap gjithçka kam në fushë për fanellën e Interit”, tha Gosens për Inter TV. / oversport.tv

You may also like