Gosens dëshiron të qëndrojë, 28-vjeçari refuzon ofertën nga klubi gjerman

by admin
Spread the love

Robin Gosens duket se nuk ka ndërmend të largohet nga Interi, pavarësisht sezonit të tij jo të mirë. Mbrojtësi gjerman ka refuzuar një ofertë pak kohë më parë, për një transferim në kombin e tij.

Siç raporton dhe prestigjiozja “La Gazzetta dello Sport”, Schalke 04 së fundmi bëri një ofertë për ish-mbrojtësin e Atalantës. Megjithatë, 28-vjeçari e ka refuzuar ofertën nga ekipi i Gelsenkirchen të cilët donin ta merrnin në janar, duke këmbëngulur se dëshiron të provojë veten tek Interi.

Gosens beson se transferimi tek zikaltrit, është një shans që vjen një herë në jetë dhe nuk duhet ta humbasë. Mirëpo Interi mendon ndryshe për gjermanin. Ata kërkojnë ta largojnë nga ekipi dhe po vlerësojnë vetëm ofertat nga ekipet që duan të blejnë lojtarin dhe jo ta afrojnë në formë huazimi. /oversport.tv

You may also like