Google ka prezantuar Google Pixel 6a

by admin
Spread the love

Google ka prezantuar Google Pixel 6a, një opsion që vlerësohet si “më i përballueshmi” në linjën Pixel 6.

Sipas
të dhënave, Pixel 6a përmban një ekran OLED më të vogël 6,1 inç, rezolucion
2400×1080.

Ekrani
është vetëm 60Hz krahasuar me 90Hz në Pixel 6 dhe 120Hz në Pixel 6 Pro.

Dizajni
i telefonit është shumë i ngjashëm me dy telefonat e tjerë Pixel 6 dhe
gjithashtu ka një kornizë alumini.

Megjithatë,
xhami i përparmë është reduktuar nga Gorilla Glass Victus në Gorilla Glass 3
dhe pjesa e pasme e telefonit tani është bërë prej plastike.

Brenda,
Pixel 6a funksionon në të njëjtin Google Tensor SoC si dy telefonat e tjerë
Pixel 6, së bashku me çipin e sigurisë Titan M2.

Gjithashtu
ka 6 GB memorie LPDDR5 dhe 128 GB memorie UFS 3.1.

Pjesa
e pasme e telefonit përmban një kamerë të re kryesore 12.2MP f1.7 me stabilizim
optik të imazhit.

Kamera
ultra e gjerë është e njëjta 12MP f2.2 që gjendet në dy telefonat e tjerë Pixel
6 ndërsa në pjesën e përparme është një kamerë 8MP f2.0, e njëjtë me atë në
Pixel 6 më të vogël.

Karakteristika
të tjera përfshijnë lidhjen 5G si dhe sensorin e gjurmëve të gishtërinjve në
ekran. /Telegrafi/

You may also like