Goga nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë: Allahu na gëzoftë me mirësi e begati (VIDEO)

by admin
Spread the love

Myslimanët kanë falur Fitër Bajramin në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, që nisi nga ora 06:23.

Besimtarë të shumtë e kanë kryer këtë ritual fetar pasi sot festojnë Fitër Bajramin, pas 30 ditësh agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, njofton Shqip.

Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga, ka folur rreth rëndësisë së festës së Fitër Bajramit.

Goga, nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, tha se myslimanët gjatë Bajramit ripërtërijnë besatimin me Krijuesin, njofton Klankosova.tv.

“Falënderimet dhe lavdia e plotë i takon Allahut, o fuqi plotë ti je ai që ke kërkuar nga ne që ne të lutemi ty dhe në këtë ditë të bekuar jemi tubuar dhe i kemi ngritur duart tona lartë dhe ty të lutemi”.

“O zoti ynë mëshirëplotë të falënderojmë pafundësisht për besimin e drejtë dhe që na bëre të jemi pasues të Kuranit, të lutemi mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove në rrugën e drejtë, të lutemi na shto udhëzimin në rrugën tënde të drejt, na ruaj imanin dhe besimin”.

“Të lutemi me mirësi dhe mëshirën tënde që të na e pranosh agjërimin e të llogarisim në shpërblimin tënd dhe lutemi që të na mbrosh neve e vatanin tonë. Allahu na gëzoftë me mirësi e begati, me fat Fitër Bajrami” u shpreh Goga.

You may also like