Goditje e rëndë nga Newcastle, Arsenali ta shohë në ëndërr Champions

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Newcastle i bën gjëmën Arsenalit, duke e mundur me rezultatin 2-0. “Topçinjtë” shohin t’u ikë i gjithë sezoni nga duart, pasi kanë zbritur në vendin e pestë dhe vetëm një mrekulli i çon në Champions League, duke qenë se Tottenham i vendit të katërt e mbyll sezonin me një ndeshje ndaj Norwich të vendit të fundit.

Arsenali nuk e ka mbajtur dot presionin. Kur duhej të fitonin, nuk ia dolën dot dhe tashmë sezoni mund të konsiderohet i dështuar. Ky duel u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, nga një autogol i shënuar nga Ben White.

Pesë minuta nga fundi i ndeshjes Guimaraes realizoi edhe golin e dytë, që fundosi përfundimisht skuadrën e Mikael Arteta. Londinezët tashmë do të duhet të bëjnë një analizë të thellë, pasi kishin gjithçka në dorë të riktheheshin në Champions League.

Premier League – JAVA 37

Newcastle-Arsenal 2-0
Shënues:
Ben White (aut.) 56’, Guimaraes 85’

Foto: Arsenal, Twitter

You may also like