Godet Liverpool, talenti portugez kalon vizitat mjekësore dhe firmos

by admin
Spread the love

Liverpool nuk e bleu dot në minutat e fundit të merkatos. “The Reds” gjithsesi nuk kanë hequr dorë dhe kanë mbyllur marrëveshjen me Fulham për Fabio Carvalho.

Mesfushori qendror ka kaluar edhe vizitat mjekësore, pas lejes së klubit londinez dhe gjithçka është e mbyllur. Njoftimi do të vijë në maj.

Sa i përket detajeve të marrëveshjes, Fabrizio Romano shkruan se Fulham do të përfitojë 5 milionë euro dhe 2.7 milionë të tjera mund t’i kalojnë përmes bonuseve.

Kontrata e mesfushorit portugez do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2024. Futbollisti 19-vjeccar po përjeton një sezon fantastik, teksa ka shënuar 7 gola e ka dhënë po kaq asiste në Premier League. / oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook

You may also like