GLPS për Raportin e KE-së: Kosova larg përmbushjes së obligimeve, kërkohen reforma në çdo sektor

by admin
Spread the love

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)ka mbajtur konferencë me temën “Raporti i vendit për Kosovën 2021: Numërim në vend apo jo?, raporton Ekonomia Online.

Njomza
Arifi nga kjo organizatë, foli lidhur me të gjetura e Raportit të Komisionit
Evropian, ku sipas tij, vendi nuk veçohet për ndonjë reformë strukturore për të
cilën janë arritur rezultate të dëshirueshme siç ndodhë me rajonin.

Sipas
saj, kërkohet angazhim në sfidat kryesore drejt përmbushjes së kritereve
politike, duke u fokusuar në stabilitetin e institucioneve për të garantuar
demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtave të njeriut, si dhe kriteret
ekomomike me fokus në ekonominë e tregut të lirë.

Arbër
Fetahu, tha se secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor vlerësohet reforma
efikase gjatë kësaj periudhe raportuese, por një vlerësim i tillë nuk është
evident edhe për Kosovën, raporton EO.

Sipas
tij, Qeveria duhet të shënojë rezultat në sundimi të ligjit, luftë kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratë publike e në
arsim.

Madje
duhet më tepër punë në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe Agjenda
për Reforma Evropiane

“GLPS rekomandon që Qeveria e Kosovës të bëj përpjekje të shtuar dhe koordinim më të mirë ndërinstitucional për të shënuar rezultate konkrete në disa nga reformat kyçe siç janë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratë publike, në arsim dhe mbi të gjitha kërkohet angazhim i shtuar dhe serioz institucional në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe Agjenda për Reforma Evropiane”.

You may also like