Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane: 100 kamionë ndihma që përgatiten për të hyrë në Gaza

by admin
Spread the love

Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane njoftoi se 100 kamionë ndihma janë duke u përgatitur për të hyrë në Gaza.

Kreu i organizatës në Sinain e Veriut (rajon në kufi me Gazën dhe Izraelin), Dr Khaled Zayed, deklaroi se dy kamionë me karburant që transportonin afërsisht 65,000 litra karburant kanë hyrë tashmë në rajon sot. Kamioni iu dorëzua agjencisë UNRWA.

Nga ana tjetër 19 palestinezë të plagosur dhe 19 nga shoqëruesit e tyre kanë mbërritur në Egjipt dhe po dërgohen në spitalet në Sinain e Veriut.

Sipas Zayed disa pacientë u transferuan gjithashtu në anijet spitalore italiane dhe franceze në portin detar al Arish.


Top Channel

You may also like