Gjyshja e Arnoldit ishte e dashura e parë e Fergusonit

by admin
Spread the love

Mësohet se mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, ka një lloj lidhjeje familjare me ish-trajnerin e Manchester United, Sir Alex Ferguson.

Në autobiografinë e Sir Alex zbulohet se gjyshja e mbrojtësit, Doreen, ishte e dashura e parë e Fergusonit gjatë viteve të adoleshencës në Glasgow.

Dyshja shkuan në rrugë të ndryshme pas ca kohësh, ata përfundimisht u ndanë dhe gjyshja e Alexander-Arnold u zhvendos më pas në Nju Jork, ku u martua, shkruan tribuna.

Pra, sado e çuditshme që tingëllon, mbrojtësi i Liverpoolit mund të kishte përfunduar duke e quajtur Sir Alex Fergusonin gjysh.

You may also like