Gjyqtari shqiptar promovohet në Kategorinë e Parë të Arbitrave

by admin
Spread the love

Një lajm mjaft i mirë ka ardhur edhe për arbitrimin shqiptar, pasi gjyqtari i mirënjohur Enea Jorgji është promovuar zyrtarisht në Kategorinë e Parë të arbitrave të UEFA-s.

Njoftimi ka ardhur në adresën e FSHF-së nga vetë qeveria europiane e futbollit, ndërsa ky promovim nënkupton që Jorgji tashmë do ta ketë emrin mes arbitrave më të mirë të Europës dhe do të ketë gjithashtu shansin të drejtojë ndeshje mjaft të rëndësishme si në Ligën e Kampionëve, Europa League apo edhe Kampionat Europian e Nations League.

Promovimi i Jorgjit në Kategorinë e Parë të Arbitrave të UEFA-s, konfirmon rritjen e vazhdueshme të futbollit në Shqipëri, në të gjithë komponentët e tij, shkruan “SS”.

Kështu pas pjesëmarrjes së Skënderbeut në grupet e Europa Leagues, erdhi edhe kualifikimi historik i Kombëtares në Euro 2016, teksa pak muaj më parë u përzgjodh “Air Albania” për të pritur finalen e Conference League dhe së fundi shtohet edhe promovimi i Enea Jorgjit.

You may also like