Gjykimi për rastin “Target – Fortesa” është shtyrë për 4 tetor

by admin
Spread the love

Me kërkesë të Prokurorisë Publike, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot u shtye gjykimi për lëndën për përgjimet masive “Target – Fortesa”.

“Duke pasur parasysh dispozitat e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, gjegjësisht çështjet juridike që dalin prej tij dhe ndikimin e tyre në kualifikimin juridik të veprave penale për të cilat të pandehurit ndiqen deri në vendimin e duhur të prokurorit publik u kërkua shtyrjen e seancës së caktuar”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë.

Më pas gjykatësi caktoi seancën e radhës për datën 4 tetor, duke i lënë hapësirë ​​Prokurorisë Publike të saktësojë dhe t’i referohet kualifikimit ligjor.

MARKETING




You may also like