Gjykimi për “Organizatorët e 27 prillit” shtyhet për më 30 janar

by admin
Spread the love

Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit” është shtyrë për me 30 janar të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, siç informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, Gjykata Supreme pritet të jap mendim lidhur me iniciativën e palës mbrojtëse për mendim juridik parimor për interpretim autentik të Ligjit për Amnisti lidhur me rastin e 27 prillit të vitit 2017 në Parlament.

Në seancën e sotme Gjykata e shkallës së parë, përsëri është dashur të vendos për kërkesën e amnistisë e cila më herët ishte refuzuar, por Gjykata e Apelit e anuloi atë.
Siç informojnë nga Gjykata Penale, ka arritur njoftimi se mbrojtja e të akuzuarve në rastin e organizatorëve të 27 prillit kërkon që Gjykata Supreme të jap një mendim juridik parimor për interpretimin autentik të Ligjit për amnisti lidhur me ngjarjet e 27 prillit

“Me faktin se Gjykata Penale deri më tani ka marrë dy vendime lidhur me kërkesën për amnisti të cilët janë shfuqizuar nga Gjykata e Apelit, e cila pavarësisht mundësive ligjore nuk ka marrë një vendim meritor, gjykata vlerëson se një mendim i tillë parimor juridik i Gjykatës së Lartë duhet të zgjidh dilemat rreth të drejtave të palëve lidhur me Ligjin për amnisti”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Penale.

Nga Gjykata Penale, gjithashtu, theksojnë se kjo gjykatë duhet të ketë në konsideratë procedurën dhe parimin e gjykimit në një afat të caktuar dhe për atë arsye seanca shtyhet për me 30 janar, ndërsa deri atëherë Gjykata Supreme të sjellë vendim sa i përket iniciativës së palës mbrojtëse.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat për Transport dhe Lidhje dhe Arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së Vladimir Atanasovski.
Ata akuzohen për veprën penale të “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit e rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg, ish-ministrat Janakieski dhe Ristovski me 6 vjet e tre mua burg, ndërsa ish-drejtori i DSK-së Atanasovski u dënua me gjashtë vjet burg dhe lëndën e ktheu në rigjykim.

Procesin e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuesi i akuzës është prokurori Trajçe Pelivanov.

MARKETING



You may also like