“Gjykimi i një personi nuk përcakton se kush është ai person, por se kush je ti”

by admin
Spread the love

“Një çift i ri transferohet në një lagje të re. Mëngjesin e ardhshëm, ndërkohë që konsumojnë mëngjesin, vajza sheh një grua të re jashtë dritares. Ishte komshia e tyre, e cila po varte rrobat jashtë shtëpisë për t’u tharë.

“Sa të pistë e paskemi komshien, – tha ajo me një ton sarkastik. – Nuk sheh as se si të lajë rrobat. Duhet tëmësohet t’i lajë ato”. I shoqi e dëgjoi në heshtje, mirëpo sa herë që fqinji i tyre i varte rrobat për t’u tharë, ajo përsëriste të njëjtin koment përbuzës. Një muaj më vonë, gruaja u befasua kur pa që komshia kishte varur rroba të pastra në tel. Menjëherë shkoi t’i thoshte burrit të saj: “Shiko, komshia më një fund ka mësuar të lajë rrobat. Kush e di se kush e ka mësuar…?” I shoqi iu përgjigj: “Në fakt, këtë mëngjes u zgjova herët dhe pastrova xhamat e dritareve tona të pista”.

Morali: “Ajo që vëmë re kur shikojmë të tjerët, varet shumë nga pastërtia e dritares, përmes së cilës shikojmë. Ndaj, mos jini shumë të nxituar për t’i paragjykuar të tjerët, veçanërisht nëse këndvështrimi juaj për jetën është i turbullt nga zemërimi., zilia, negativiteti ose dëshirat e paplotësuara. Gjykimi i njëpersoni nuk përcakton se kush është ai person, por ajo gjë përcakton se kush je ti”. – Paulo Coelho

You may also like