Gjykata rrëzon akuzat e vrasjes ndaj amerikanit pasi kreu 48 vjet në burg

by admin
Spread the love

Një gjykatës në Oklahoma, SHBA ka shpallur sot të pafajshëm një burrë që ka kryer 48 vjet burg për një vrasje që nuk ka kryer ai, çka njihet si dënimi më i gjatë i gabuar në SHBA.

70 vjeçari Glynn Simmons, u lirua pasi hetuesit gjetën prova të rëndësishme që nuk u ishin dhënë avokatëve të tij të mbrojtjes.

Dhe prokurori tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për të kërkuar një gjyq të ri dhe gjykatësja Amy Palumbo shpalli Simmons të pafajshëm.

“Gjykata beson se provat e krimit për të cilin Simmons u dënua dhe u burgos … nuk ishte kryer nga ai,” tha gjykatësja e Oklahoma Palumbo në vendimin e saj.

“Ky ishte një mësim durimi, mos lër askënd të të thotë se nuk mund të ndodhë,” tha Simmons pas gazetarët, sipas rrjetit Associated Press.

I dënuari u lirua kur u zbulua se dëshmitari ‘okular’ ishte në fakt i verbër.

Simmons kreu 48 vjet burg, një muaj e 18 ditë për vrasjen e vitit 1974 të Carolyn Sue Rogers gjatë një grabitjeje dyqani në Oklahoma City.

Simmons ishte asokohe 22 vjeç deh bashkë me të akuzuarin tjeër, Don Roberts, u dënuan me vdekje në 1975.

Dënimet më vonë u reduktuan në burgim të përjetshëm, por Simmons mbronte pafajësinë e tij duke thënë se në kohën e krimit ishte në Louisiana.

Zoti Simmons buzëqeshte sot kur gjyakta e shpali të pafajshëm, ndërsa u tha gazetarëve se e kishte pritur momentin prej kohësh.

“Çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet, por mund të ketë dhënie llogarie,” tha ai.

Dënimi i Simmons e Roberts erdhi prej një adoleshenti që ishte qëlluar me armë nga prapa kohës, i cili kishte zgjedhur ata në një rreshtim të policisë për kriminelët e mundshëm.

Roberts është liruar me kusht në vitin 2008.

Njerëzit e dënuar gabimisht në Oklahoma mund të pretendojnë deri në $175,000 dëmshpërblim.

Simmons raportohet se është aktualisht duke luftuar kancerin dhe ka hapur një faqe donacionesh për trajtimet./BBC/


Top Channel

You may also like