Gjykata në SHBA dënon teoricienin e konspiracionit me 965 milionë gjobë – Shqip

by admin
Spread the love

Një gjykatë në shtetin amerikan të Konektikatit ka gjobitur aktivistin amerikan të krahut të djathtë dhe teoricienin e konspiracionit Alex Jones me 965 milionë dollarë për pretendimet se masakra e shkollës së Konektikatit nuk ka ndodhur.

Jones ka pretenduar prej vitesh se masakra, e cila ndodhi më 14 dhjetor 2012 në Sandy Hook dhe vrau 20 fëmijë, ishte inskenuar si pjesë e një komploti qeveritar për t’u marrë armët amerikanëve.

Ai pranoi gjatë gjyqit se të shtënat ndodhi, por refuzoi t’u kërkonte falje familjeve të viktimave, raportoi Reuters.

Jones tha se do të apelonte vendimin, duke shtuar se ai “po luftonte Goliathin”.

Gjyqi tre-javor u karakterizua nga dëshmia emocionale e një numri prindërish të fëmijëve të lënduar.

Vendimit të gjykatës së Konektikatit i parapriu një gjyq në Teksas, në të cilin një juri vendosi që Jones dhe kompania që ai drejton duhet të paguajnë 49.3 milionë dollarë për prindërit e të vrarëve në të shtënat në Sandy Hook. /tesheshi.com/

You may also like