Gjykata merr vendim për Millan Mihajloviqin i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit

by admin
Spread the love

Gjykata Themelore në Prishtinë, njofton se Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Millan Mihaloviq për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe veprën penale vrasje e rëndë.

Mediet kanë raportuar dje se i dyshuari 38 vjeçar është arrestuar rreth orës 22.20 në një kafiteri në Leposaviq.

I njëjti që nga fillimi i vitit 2019, ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes, edhe pse ka pasur urdhërarrest në fuqi.

Më tej Gjykata njofton se gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarit M.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata vlerësoi se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M po të gjendet në liri mund të arratiset dhe ti shmanget organeve ndjekëse, ku lënia në liri e të pandehurit paraqet rrezik real se i njëjti mund të shmanget nga ndjekja penale, duke konsideruar se deri në momentin e ndalimit ka qenë në arrati, po ashtu po të gjinden i pandehuri në liri ekziston rreziku se i njëjti do të pengojnë zhvillimin e suksesshëm te hetimeve, duke ndikuar në të dëmtuarit dhe dëshmitarë, prandaj për zhvillimin e pa penguar është i nevojshëm caktimi i masës së paraburgimit.

SIpas Gjykatës, kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

You may also like