Gjykata e Apelit me më së shumti aktgjykime të publikuara për muajin korrik 2022

by admin
Spread the love

Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin e publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 korrik – 31 korrik 2022 për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus i monitorimit kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, është vërejtur se në total janë të publikuara 2500. FOL në databazën e saj ka evidentuar 2402 aktgjykime. Gjykata Themelore e Gjilanit ka publikuar 93 aktgjykime për kundërvajtje, e të cilat sipas Udhëzimit Administrativ për publikimin e aktgjykimeve nuk duhet të publikohen, poashtu janë larguar 5 aktgjykime të cilat janë publikuar nga dy herë.

Gjykata me më së shumti aktgjykime të publikuara për muajin korrik 2022 është Gjykata e Apelit me 599 aktgjykime.

You may also like