Gjuajtje me armë zjarri, sekuestrohet një armë (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Gllanasellë të Drenasit sonte rreth orës 21:00.

Me këtë rast policia ka kryer një bastisje dhe ka identifikuar një person të dyshuar, të cilit në veturë i ka gjetë dhe sekuestruar një armë me gas, të tipit Ecol Special dhe pesë fishekë.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në stacionin policor janë shoqëruar dy persona.

“Rreth orës 21:00, kemi marrë informatën se në fshatin Gllanasellë të Drenasit, ka pasur të shtëna me armë. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar. Në lokacionin ku ka ndodhë rasti, policia ka kryer një bastisje dhe ka identifikuar një person të dyshuar, të cilit (në veturë) i ka gjetë dhe sekuestruar një armë me gas, të tipit Ecol Special dhe 5 fishekë. Në stacion policor janë shoqëruar dy persona dhe aktualisht hetuesit policor të Drenasit, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

You may also like