Gjobiten 271 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (11.09.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar në fushën e komunikacionit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë, me ç’rast janë sanksionuar 271 drejtues automjetesh njoftojnë nga MPB.

“Prej tyre gjashtë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 150 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim3, ndërsa 121 jashtë vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING




You may also like