Gjithmonë e buzëqeshur, por sot edhe Nevinës i dolën ca lot emocioni – Shqip

by admin
Spread the love

Nevina Shtyllën e shohim gjithmonë të buzëqeshur në ekran, por një situatë emocionuese e preku në puntatën e sotme të “E diell”, aq sa nuk mund t’i mbante lotët. Gjatë rubrikës “Just dance” një konkurrent u përlot duke falenderuar të motrën për mbështetjen. Ai u shpreh se ajo punon me të gjithë natën dhe ditën vijnë në emision.
Kjo deklaratë e preku Nevinën e cila zbuloi se vëllai i saj nuk jeton në Shqipëri.“Unë vëllain e kam larg, çfarë mund të them. E puth shumë!”, tha Nevina me lot në sy duke i dërguar një puthje nga ekrani.
“Tani dua 3 orë të marrë veten”, u shpreh moderatorja me shaka teksa juria vazhdoi komentet.

 

You may also like