Gjithçka e shkatërruar, ja çfarë po ndodh sot në selinë e PD-së (FOTO)

by admin
Spread the love

Tri ditë pas protestës së të shtunës, ku mbështetësit e Sali Berishës, u futën me dhunë në selinë e Partisë Demokratike, ka nisur puna për pastrimin e dëmeve të shkaktuara. Nga përplasja e të shtunës selia e PD pësoi disa dëme, në fasadë por edhe brenda zyrave.

Sali Berisha dhe deputetët e mbështetësit e tjerë të tij shkuan të shtunën në seli për të larguar Lulzim Bashën, të cilin e konsiderojnë të shkarkuar nga detyra, pas kuvendit të 11 dhjetorit 2021 dhe ratifikimit të vendimit nga anëtarësia e partisë një javë më pas.

Protesta e të shtunës degjeneroi në dhunë dhe përplasje mes dy palëve, çka solli edhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit.

You may also like