Gjilani mposht skuadrën kazake, vazhdon me paraqitje tejet të mira

by admin
Spread the love

SC Gjilani e ka fituar miqësoren kundër skuadrës kazake Shakhter me rezultat 0:2, në miqësoren që u zhvillua në Antalya të Turqisë, raporton Insporti.com.

Golin e parë për skuadrën gjilanasve e ka shënuar mesfushori Albert Dabiqaj.

Ndërsa golin e dytë për “skifterat” e shënoi i zakonshmi, kapiteni Gerhard Progni nga penalltia.

Penalltinë e fitoi sulmuesi Blerim Krasniqi pas një kundërsulmi mirë të ndërtuar së bashku me Yll Hoxha.

Me këtë rezultat përfundoi ndeshja. Në pjesën e dytë trajneri Munishi po thuajse ndërroi formacionin, duke i shfyrtëzuar gjithë futbollistët në dispozicion.

Kjo ndeshje kontrolluese për dallim nga herëve tjera po zhvillohet në një orar të çuditshëm.

Dueli me kohën lokale në Kosovë nisi nga ora 09:30.

Gjilani tash e disa ditë është vendosur në Antalya për të zhvilluar fazën përgatitore para se të nis kampionati i Kosovës më 17 shkurt.

Trajneri Ismet Munishi ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Enea Koliçi, Tomislav Sorsa, Muhamed Useini, Arbër Prekazi, Armend Halili, Yll Hoxha, Besar Musolli, Albert Dabiqaj, Agustin Torassa, Gerhard Progni, Blerim Krasniqi.

You may also like