Gjilani 1 dekadë me universitet, prorektori Leka: Një vlerë e shtuar për shoqërinë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Universiteti publik “Kadri Zeka” në Gjilan po e shënon 10-vjetorin e themelimit.

Nga fillimi i javës, ky institucion universitar ka nisur mbajtjen e aktiviteteve të larmishme, të cilat përmbyllen të premten.

Prorektori i këtij universiteti, Dukagjin Leka, në Sytë 7 në Shqip, tha se për një dekadë, ky universitet është ngritur dukshëm në cilësi, përmbajtje dhe është tejet konkurrues me universitetet e tjera në Kosovë e rajon.

Ai njoftoi se sivjet, për herë të parë jepen shpërblime për studiuesit e vitit, çmim ky që i dedikohet profesorëve, të cilët bëjnë publikime shkencore nëpër revista me renome.

Ndër të tjerash, Leka, në Sytë 7, tha se çmime do të ketë edhe për studentët e dalluar të vitit.

Prorektori, ka thënë se Universiteti “Kadri Zeka” ka bërë edhe himn të tij, i cili për herë të parë do intonohet në këtë javë manifestimi. Sipas tij, ky institucion, është një vlerë e shtuar për Gjilanin, rajonin dhe gjithë vendin, pasi ka shtuar konkurrencën dhe ka ngritur jetën kulturore e edukative në vend.

Ndërkohë, në këtë 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Leka, në Shqip, tha se rreth 40% e stafit akademik e administrativ janë gra në këtë universitet.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like