Gjiko shton edhe Botën në tatuazhin e veçantë dedikuar familjes

by admin
Spread the love

Reperi nga Peja, Asdren Gjikolli – Gjiko, gjatë këtij viti është bërë baba për herë të dytë.

Me ardhjen ne jetë të vajzës së tij, Botës, është zgjeruar edhe familje e reperit duke u bërë kështu katër.
Ai së fundmi është kujdesur që të shtojë edhe vajzën në krah duke realizuar një tatuazh të ri, si vazhdim i atij të animuar me dy anëtarët e familjes.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë me fansat në InstaStory.
Ai së bashku me prezantuesen e njohur, Elita Rudin, janë prindër edhe të një djali të quajtur, Zëri.

Ky i fundit erdhi në jetë në shkurt të vitit 2019.

Çifti ndërkaq u martuan disa vite më parë në një ceremoni luksoze në Prishtinë.


You may also like