Gjiko dhe Elita nuk më ftuan në dasmë

by admin
Spread the love

Rexhep Zylfiu është një stilist i njohur dhe i suksesshem, pasi ka marrë edhe një çmim në “Javën e Modës” në Paris. Ai tha për “Abc News” se është i vetmi shqiptar që ka përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë. “Jam vetëm dy javë nga Java e Modës në Paris ku kemi sfiluar.

Presidentja e kësaj jave na ka vlerësuar me një çmimin si “Dizajneri më i mirë”. Unë kam qenë i vetmi shqiptar që kam përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë. Ka qenë diçka shumë emocionale për mua, sepse kam qenë në mesin e shumë dizajnerve të njohur në të gjithë botën”, theksoi ai.

Ai ka zbuluar edhe bashkëpunime me artistë të njohur duke treguar edhe emrat: “Kam pasur bashkëpunime me Ermal Fejzullahun, Gjikon, Fjolla Morinën, nga Shqipëria me Encën, Xhensila Myrtezajin e shumë të tjerë”. Por stilisti u ndal tek raporti që ka tashmë me Gjikon dhe Elitën.

“Kështu ndodh, unë isha duke punuar në të njëjtën kohë edhe për Gjikon dhe për Elitën. Në atë kohë kujdesesha për veshjet e Elitës te emisioni që ka pasur, gjithashtu po punoja me Gjikon për disa projekte. Ata u takuan në atë kohë te lokali im, kanë pasur disa flirte. Po nuk e di se çfarë ndodhi.

Unë i kam raportet e mira me Gjikon tani. Me thënë të drejtën nuk jam i mërzitur që nuk më ftuan në dasmë. Për mua është e dhimbshme se si dizajner, nuk më vlerësoi. Të gjithë e dinë raportin që ne kemi pasur. Kemi udhëtuar edhe bashkë çdo javë. Jam kujdesur gjithmonë për veshjen e saj”, u shpreh Zylfiu.

You may also like