Gjiknuri përshëndet miratimin e propozimit francez nga RMV: Vendim historik për Shqipërinë

by admin
Spread the love

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka përshëndetur miratimin e ‘propozimit francez’ nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se tashmë, Shqipërisë i hapet rruga për çeljen e negociatave për anëtarësim në familjen europiane me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare ditën e martë.

“Lajm i mrekullueshëm miratimi i ‘propozimit francez’ nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Shqipërisë i hapet rruga për çeljen e negociatave për anëtarësim në familjen europiane me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare ditën e martë.Ky vendim është me rëndësi historike për të ardhmen e Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian”, thekson Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

You may also like