“Gjiganti” europian do me çdo kusht Dumfries, gati të paguaj 30 milionë euro

by admin
Spread the love

Denzel Dumfries është duke zhvilluar një sezon mjaft të mirë me Interin dhe për këtë arsye ka rënë në sy të shumë klubeve europiane. Midis tyre, kandidati kryesor që po kërkon shërbimet e holandezit është “gjiganti” gjerman, Bayern Munich.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, drejtuesit e Bayern kanë kontaktuar me Interin për të marrë më shumë informacion rreth një transferimi të mundshëm të mbrojtësit holandez. Nga ana tjetër zikaltërit kanë caktuar edhe çmimin që bavarezët duhet të paguajnë për ta veshur lojtarin me fanellën e tyre.

Bëhet fjalë për 30 milionë euro që në rast se paguhen, Interi do të jetë i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e Dumfries. Një shifër kjo që nuk e shqetëson aspak Bayernin dhe është i gatshëm të paguajë për të blerë lojtarin nga zikaltërit. /oversport.tv

You may also like