Gjetja e dokumenteve në Shtëpinë e Bardhë, Biden: Dosjet ishin në bibliotekën time personale

by admin
Spread the love

Presidenti Biden ka deklaruar se dokumentet e zbuluara në shtëpinë e tij do t’i dorëzohen Departamentit të Drejtësisë.

Gjatë fjalimit të mbajtur ditën e sotme, pas situatës së krijuar, presidenti i SHBA-së shpjegoi detajet se si do të vijojnë procedurat.

“Avokati im ka shqyrtuar vende të tjera ku janë ruajtur dokumentet nga koha ime si nënkryetar dhe kanë përfunduar shqyrtimin mbrëmë. Ata zbuluan një numër të vogël dokumentesh të shënjimit të klasifikuar në hapësirat e magazinimit dhe dollapët e dosjeve në shtëpinë time dhe bibliotekën time personale. Kjo është bërë në rastin e Qendrës Biden Penn.

Menjëherë është njoftuar Departamenti i Drejtësisë dhe avokatët kanë marrë masa që Departamenti i Drejtësisë të marrë dokumentet. Pra, ju do të shihni, ne do të shohim të gjitha këto të shpalosen, unë jam i sigurt”, tha Biden.


Top Channel

You may also like