Gjermania: Procesi i Berlinit nuk duhet të dublohet!

by admin
Spread the love

 E ngarkuara e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Susanne Schutz në një intervistë për DW, ka rrëfyer pritshmëritë e saj nga samiti i ardhshëm i procesit të Berlinit, dhe duke hequr një paralel me “Open Balkan” thotë se Procesi i Berlinit nuk duhet të dublohet.

“Procesi i Berlinit u krijua si një platformë për të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të vepruar si një katalizator për të përshpejtuar integrimin e tyre në BE. Ballkani i Hapur deri tani është një nismë që funksionon në tre shtete. Ne jemi që gjithpërfshirja në proces është e rëndësishme dhe që nuk duhet të ketë një dublim, por duhet punuar dorë për dore”.

Schutz tha se më 3 nëntor kur liderët të mblidhen në samitin e radhës do të ketë edhe nisma të tjera si ato në energji, siguri dhe solidaritet dhe gjithashtu me vijimin e agjendës së gjelbër të BE-së. Një temë shumë e rëndësishme, në krye fare të agjendës së Procesit të Berlinit është arritja e marrëveshjes së Tregut të Përbashkët Rajonal që u hartua në vitin 2020, por që ende është duke pritur progres në 4 marrëveshjet, të cilat deri tani nuk janë nënshkruar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, tha ajo.

Schutz këshilloi nga ana tjetër  së është shumë e rëndësishme që Shqipëria tani do të punojë shumë ngushtë me Komisionin dhe shtetet anëtare, që të çojë përpara procesin e hyrjes në BE.

Përsa u përket nismave legjislative, ato duhet të jenë,  si deri më tani, tha ajo,  në përputhje me rregullat dhe rregulloret e BE-së.

 


Top Channel

You may also like