Gjermania përshëndet miratimin e propozimit francez: Ne e duam Shqipërinë dhe RMV-në pjesë të BE-së

by admin
Spread the love

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reaguar në lidhje më hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai ka përshëndetur vendimin e miratimit të propozimit francez, si një rrugë e hapur për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për të dy vendet. Scholz ka theksuar se Gjermania e mbështet hapjen e negocitave me Tiranën dhe Shkupin dhe se do të jetë pranë nesh në këtë rrugëtim.

“Përshëndes votën e Parlamentit Maqedonas që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, ka shkruar Scholz.

Rruga Press

You may also like