Gjermania nuk e përjashton një sulm rus ndaj Suedisë: BE-ja do ta ndihmojë ushtarakisht

by admin
Spread the love

Konflikti në Ukrainë ende nuk është mbyllur, por për Berlini nuk përjashton një sulm ndaj Suedisë. Kancelari Olaf Scholz tha gjatë një konference për shtyp me homologen suedeze, Magdalena Anderson, se Suedia mund të mbështetet te ndihma e vendeve të BE-së nëse sulmohet nga Rusia.

Është një sinjal për kufizim ndaj ambicieve ruse përderisa Suedia dhe Finlanda nuk janë anëtarë të NATO-s dhe i ekspozohen goditjeve pa rrezikuar formalisht aktivizimin e amendamentit 5.

Sulmi në Ukrainë ka provokuar reagime; në fillim të këtij muaji kryeministrat e Suedisë dhe Finlandës, Andersson dhe Sanna Marin dërguan një letër drejtuar presidentit të Këshillit Europian të cilit i kujtonin se BE është edhe një komunitet sigurie për anëtarët e vet.

Në terma praktikë ndihma është teorike pasi fuqia kryesore në Europë, Gjermania nuk llogaritet në aspektin ushtarak. Vendet skandinave dhe ato balltike, por edhe Polonia kanë perceptimin më të fortë të një sulmi imediat rus, ndërkohë sot oferta e Ukrainës për neutralitet ushtarak nuk mjafton më.

You may also like