Gjermania lehtëson masat për punëtorët nga Ballkani Perëndimor – Shqip

by admin
Spread the love

BUNDESTAGU MIRATOI LIGJIN PËR VIZA PUNE – KËRKOHEN 400.000 PUNËTOR

Lehtësohet hyrja e fuqisë punëtore në Gjermani. Bundestagu miratoi ligjin për viza pune – kërkohen 400.000 punëtorë, kurse të mirëseardhur janë ata nga Ballkani, njofton KlanM.

Në këtë mënyrë pritet që Gjermania të përballet me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore. Megjithatë, ligji do të funksionojë vetëm nëse ulen pengesat burokratike.

“Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është vlerësuar si një nga pengesat më të mëdha të rritjes së ekonomisë gjermane. Na duhen emigrantë. Na duhen thuajse 400.000, por duhet të ulen procedurat burokratike. Është e palejueshme që duhet të plotësoni 17 aplikacione të ndryshme për të sjellë një kujdestare në vend”, tha Nensi Fejzer, Ministre e Brendshme e Gjermanisë.

Ligji i ri bazohet në sistemin e pikëve, ku të huajve do t`u mundësohet të kërkojnë punë nëse kanë së paku 6 pikë nga kriteret që kërkohen.

Mes tyre, sic njofton KlanM, janë njohja e gjuhës, diploma universitare dhe profesionalizmi. Atyre që janë me kualifikim të lartë do t`u lejohet që krahas bashkëshortit ose bashkëshortes t`i sjellin edhe të afërmit – derisa mund t`i përmbajnë.

Kandidatët që do të kenë pikët e nevojshme, sic percjell KlanM, do të pajisen me të ashtuquajturën “kartelë të mundësisë”, që ofron mundësi për punë të përkohshme madje edhe punësim provë./KlanMacedonia

You may also like