Gjermania: Heqja e vizave, hap i rëndësishëm për t’i afruar njerëzit në Evropë

by admin
Spread the love

Shtetasit e Kosovës nga sot ( e hënë) kanë nisur udhëtimet pa viza në Evropë.

Këtë lajm e ka mirëpritur edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë.

Përmes një postimi në X, kjo ministri tha se liberalizimi qytetarëve të Kosovës u mundëson të udhëtojnë pa viza për qëndrime afatshkurta në BE.

“Një hap tjetër i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë: Liberalizimi i vizave për Kosovën më në fund u mundëson të gjithë qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE/zonën Shengen”, thuhet në reagimin e ministrisë.

 

MARKETING



You may also like