Gjermania e gatshme të ndihmojë Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit

by admin
Spread the love

Gjermania është e gatshme të ofrojë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi rajonin herët të hënën, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë.

“Mendimet e mia janë me familjet e atyre që humbën jetën në këta #tërmete të tmerrshme dhe me ata që ende kanë frikë për të afërmit, miqtë apo fqinjët e tyre”, shkroi Annalena Baerbock në Twitter. “Së bashku me partnerët tanë, ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë.”

Udhëheqësit nga SHBA, Izraeli, India, Pakistani dhe Ukraina janë ndër vendet që ofrojnë ngushëllime dhe premtojnë mbështetje pas katastrofës.

Holanda tha se do të dërgojë një ekip kërkimi dhe shpëtimi në Turqi pasi agjencia e vendit për fatkeqësitë i kërkoi ndihmë komunitetit ndërkombëtar.


Top Channel

You may also like