Gjermania dhe SHBA së bashku kundër krizës ushqimore pas luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vendet më të fuqishme të industrializuara në botë po veprojnë me përgjegjësi të veçantë, edhe nëse nuk e shkaktuan këtë krizë urie, e cila po përkeqësohet me luftën ruse të agresionit, tha  Baerbocku. “Ne veprojmë së bashku, si partnerë të G7-ës, me miqtë tanë ndërkombëtarë, ndërsa Rusia, me luftën e saj cinike të grurit, godet qëllimisht çmimet e ushqimeve për të destabilizuar vende të tëra.”

Blinken falënderon Gjermaninë për rolin drejtues

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e falënderoi Gjermaninë për rolin drejtues në këtë çështje. “E vetmja arsye që kjo po ndodh tani është agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe bllokimi i grurit dhe produkteve të tjera ushqimore nga Rusia që do të eksportohen nga Ukraina”, tha ai. “Ne jemi të bashkuar në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta. Ne jemi të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.

Blinkeni theksoi se për shkak të luftës së shkaktuar nga Rusia, këtë vit kërcënohen nga uria 40 milionë njerëz të tjerë.

Deutschland Berlin | Internationale Konferenz zur Ernährungssicherheit

Baerbocku dhe Blinkeni folën në kuadër të një konferencë ndërkombëtare mbi sigurinë ushqimore. Në konferencën për sigurinë ushqimore të mbajtur në kryeqytetin gjerman Berlin marrin pjesë më shumë se 50 delegacione.

Konferenca organizohet nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ndihmës Zhvillimore. Sipas Baerbockut, në mbarë botën aktualisht vuajnë nga mungesa e madhe e ushqimit 345 milionë njerëz. Kjo është një situatë “që po krijohet para nesh si një valë kërcënuese për jetën”, tha ajo në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Bujqësisë Cem Özdemir dhe Ministren e Ndihmës Zhvillimore Svenja Schulze.

Lufta e agresionit të Rusisë tani “ka kthyer një valë në një cunami”, tha Baerbocku. Ajo tha se nevojitet një ndihmë emergjente prej 44 miliardë eurosh. Komisioni Evropian ka kërkuar ndihmë, por është siguruar vetëm gjysma e saj./DW

You may also like