GJERMANI – Vihet në funksion terminali i parë LNG

by admin
Spread the love

EMDEN, 21 dhjetor /ATSH-DPA/- Terminali i parë për importin e gazit natyror të lëngshëm (LNG), në Gjermani ka filluar te  marrë dërgesen e parë të karburantit, njoftoi operatori “Uniper”.

LNG-ja e parë u fut nga anija “Höegh Esperanza” në tubacionet e lidhura me objektin në “Wilhelmshaven” në bregun e Detit të Veriut të Gjermanisë, pas orës 9 të mëngjesit.

“Fakti që dërgesa e parë e gazit tashmë po rrjedh përmes terminalit tonë (LNG) në “Wilhelmshaven”, është një dëshmi e vendosmërisë së të gjithë të përfshirëve për ta çuar projektin përpara”, tha Holger Kreetz nga “Uniper”.

“Faza e testimit e cila tashmë ka filluar, një ditë më herët se sa ishte planifikuar, duhet të përfundojë deri në fund të shkurtit”, tha ai.

Terminali u hap të shtunën me pjesëmarrjen e kancelarit, Olaf Scholz dhe përbën një pjesë kyçe të strategjisë së Gjermanisë për t’u larguar nga karburantet fosile ruse dhe shkuar drejt burimeve të tjera të energjisë. Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, Rusia ka ndërprerë dërgimin e gazit përmes tubacionit nënujor në Gjermani.//a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like